Preferencat tuaja pėr faqėn tonė: Bej si faqe startuese Dervina.comVendos si Faqe Startuese Vendos si faqe favorite Dervina.comBėj faqe Favorite     TV LIVE     FALJA E NAMAZIT

     KERKO KENG KETU 

Google


 


Tab-View Sample

 

 

Rita Ora Sahatēiu nė pėrgatitje tė albumit tė parė

Rita Ora Sahatēiu, njė kėngėtare kosovare pak e njohur, pritet tė jetė befasia mė e re nė mesin e yjeve shqiptare, e cila pėr albumin e saj ėshtė duke punuar sė bashku me kompozitorėt e yllit britanik tė muzikės Craig David.

Rita Ora ka kėnduar edhe krahas Craig David nė albumin e fundit tė tij. Fjala ėshtė pėr kėngėn "Awkward" tė albumit tė ri "Trust me", ndėrsa edhe vetė Craig David ka thėnė se ėshtė mahnitur nga talenti i saj dhe se ėshtė duke punuar nė albumin e saj.
“Albumi do tė del nė vitin 2009. Nuk dua tė ngutem, dua tė del sa mė mirė qė mundet”, ka thėnė 17-vjeēarja, pėr emisionin “Projekti Londėr” tė BBC. “Stili i muzikės time nuk ėshtė r’n’b si i Craig David, por ėshtė mė shumė jazz”, ka shtuar kėngėtarja, e cila ka shoqėruar kėngėtarin britanik edhe shumė koncerte tė tij.
Rita Ora, e lindur nė Prishtinė, jeton nė Londėr pėr gati 16 vite, ku u zhvendos me familjen e saj kur ishte mė pak se njė vjeē. Rita Ora, e cila mes yjeve botėrore pėlqen zėrin e Amy Winehouse, por jo sjelljen e saj, ka provuar veten edhe nė film, duke marrė pjesė me njė rol nė filmin “Spivs”.

Teuta Kurti ka nxjerrė videoklipin e ri

Kėngėtarja, Teuta Kurti, ka lėshuar kėto ditė videoklipin e kėngės "Si mbretėreshė". Me kėtė kėngė, ajo ėshtė konkurruese edhe nė festivalin "TopFest5", ku ėshtė nominuar nė kategorinė "Best Interpret".

Sipas gazetės, “Zėri”, Teuta ka thėnė se fabula e kėngės “Si mbretėreshė”, flet pėr njė vajzė e cila organizon njė ndejė dhe rregullohet bukur pėr djaloshin tė cilin ajo e pret, ndėrsa nė fund gjithēka dėshton pasi djali nuk vjen.
“Videoklipi ėshtė bėrė paksa si shpejtė, por prapė besoj se ka dalė bukur. Videoklipi ėshtė xhiruar nga produksioni ‘Studio Vizion’, dhe xhirimet kanė zgjatur tri ditė”, ka thėnė Teuta duke pohuar se vajza e vogėl nė video-incizim ėshtė mbesa e saj.

 

Olta promovon kėngėn

Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė festivalin evropian tė kėngės "Eurosong", Olta Boka, ėshtė duke bėrė turne promovues pėr kėngėn e saj.

Sipas tė pėrditshmes, “Lajm”, Olta sapo ėshtė kthyer nga Turqia, ndėrsa do jetė e pranishme edhe para publikut maqedonas dhe malazez me kėngėn e saj, “Zemrėn e lamė peng”, tė cilėn e kanė punuar Adrian Hila dhe Pandi Laēo.
“Jam ndjerė shumė mirė, sepse mė pritėn mirė”, ka thėnė kėngėtarja e re duke iu referuar publikut turk, ndėrsa ka vazhduar, “Shpresoj se edhe nė vendet tjera do tė mirėpritem”.

 

Adelina Berisha: Jam e lumtur qė klipi ėshtė pėlqyer

Kėngėtarja, Adelina Berisha, e cila sė fundmi ėshtė nominuar pėr video incizimin e saj "Unė jam ajo", nga "Netėt e klipit shqiptar", ka deklaruar se nuk ka rėndėsi nėse e fiton ēmimin ose jo, por me rėndėsi ėshtė se videoklipi pėlqehet edhe nė Kosovė edhe nė Shqipėri.

Videoklipi mė i ri i kėngėtares “Unė jam ajo”, i cili ėshtė punuar nga Art Fabe ka marrė kritika pozitive nga “Netėt e klipit shqiptar”, dhe ėshtė pėlqyer shumė nga publiku brenda dhe jashtė Kosovės, ndėrsa kėngėtarja premton se video incizimi i ardhshėm do tė jetė edhe mė i mirė.
“Nuk ka rėndėsi a marr ēmim apo jo, por jam e lumtur qė jam nominuar”, ka thėnė Adelina pėr tė pėrditshmen “Lajm”.
Lidhur me pėrgatitjen e albumit tė parė pėr tė rritur, ajo ka thėnė: “Po punoj pak mė ngadalė, sepse mendoj se kur planifikon tė kryhet mirė njė vepėr ajo e kėrkon edhe faktorin kohė”.

Maqedonasit e Eurosong, promovojnė kėngėn nė Tiranė

Tre kėngėtarėt qė do ta pėrfaqėsojnė Maqedoninė nė Eurosong, paraditėn e djeshme e ndalen "vrullin" nė Tiranė.

Fundi i majit do tė shėnojė edhe mbajtjen e festivalit nė Beograd, ku Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nga Olta Boka.
Por, dje ishte dita e pėrfaqėsuesve tė Maqedonisė nė festival, pasi Tamara, Vercak dhe shqiptari Adrian Gaxha ishin dje nė Tiranė, pėr tė promovuar kėngėn e tyre dhe tė Maqedonisė nė festivalin evropian.
Ndėrsa pas Turqisė, Olta Boka do ta promovojė kėngėn e saj "Zemrėn e lamė peng" edhe nė Maqedoni.

 

LEXO ME SHUME...


Jolie dhe Pitt vendosen nė Francė

Angelina Jolie ėshtė vendosur nė Villa Maryland nė St Jean Cap Ferrat, duke nxitur spekulime se ajo dėshiron ta lindė fėmijėn e dytė "natyral" nė Francė.

Sipas raporteve lokale, aktorja, partneri i saj Brad Pitt dhe katėr fėmijėt e tyre, tė hėnė kanė fluturuar drejt Nice, Francė, dhe se ata po planifikojnė tė qėndrojnė njė kohė mė tė gjatė atje. Ndėrkohė me familjen kanė udhėtuar edhe dy dado dhe tre truproje.
Ēifti pritet tė qėndrojė nė St Jean Cap Ferrat, sė paku deri nė pėrfundimin e Festivalit tė Filmit tė Cannes (25 maj), ku Jolie konkurron me dy filma, filmin e animuar, “Kung Fu Panda” dhe filmin e Clint Eastwoodit, “The Changeling”.

 

Premiera e "Sex and The City" nė Londėr do tė jetė e vogėl

Producentėt e filmit, "Sex and The City: The Movie", kanė vendosur ta zvogėlojnė premierėn e filmit nė Londėr, pasi janė kritikuar shumė pėr arsyen se nuk e kanė lėshuar filmin fillimisht nė New York.

Edhe serialet edhe filmi janė xhiruar nė Big Apple dhe nė vende tjera tė qytetit tė New Yorkut, veēanėrisht nėpėr dyqanet e modės. Ndėrsa bosėt e filmit janė kritikuar shumė nga njujorkezėt, pasi ata kishin deklaruar se premiera e filmit do tė jepet nė Angli duke e mospėrfillur vendfrymėzimin e tij.
Mirėpo pas kėtyre ankesave, kompania produktive e filmit ka nxjerrė njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet se premiera nė Londėr do tė jetė shumė e vogėl nė krahasim me atė qė do tė ndodh nė New York.
“Premiera e Londrės do tė jetė shumė e vogėl. Madje nuk do tė marrin pjesė tė gjithė aktorėt. Ne ende jemi duke e planifikuar premierėn e madhe tė New Yorkut”, ka thėnė njė zėdhėnės.

Jamie Lee Curtis i del nė mbrojtje Miley Cyrus

Veterania e hollivudit, Jamie Lee Curtis, i ka dalė nė mbrojtje yllit tė ri, Miley Cyrus, duke thėnė se aktorja ėshtė dashur tė “mbrohet” nga fotografia kontroverse e saj.

Fotografia e publikuar nė revistėn amerikane, “Vanity Fair”, e paraqet 15-vjeēaren tė zhveshur duke mbajtur vetėm njė mbulesė, derisa njė gjė e tillė e ka turpėruar aq shumė Cyrus, e cila ka kėrkuar falje duke thėnė se ėshtė manipuluar nga fotografėt.
Curtis mban anėn e aktores sė serilait “Hannah Montana”, pasi qė edhe vet aktorja veterane nė fillim tė kėtij muaji ka qenė pjesė e njė skandali duke u paraqitur e zhveshur nė pjesėn e sipėrme pėr ballinėn e revistės AARP.
“Edhe unė kam qenė e turpėruar nga skandali i fundit dhe paroditė pasuese. Mirėpo unė jam njė e rritur. Unė e kam mbrojtur vetėn gjatė fotografimit dhe mund t’i pėrballoj kritikat. Mbrojtėsit e saj ėshtė dashur ta ruajnė atė”, ka thėnė Jamie Lee.

LEXO ME SHUME...
 

Vdiq legjenda e operės, Luciano Pavarotti

Pas pėrkeqėsimit serioz tė shėndetit dhe humbjes sė vetėdijes nė ditėt e fundit, sot ka vdekur legjenda e muzikės klasike, Luciano Pavarotti, i cili ka lėnguar nga kanceri pankreatik.

Stacioni televiziv "E' TV Antenna-1" nga Modena, ka raportuar se tenori 71-vjeēar, kishte humbur vetėdijėn nė shtėpinė e tij nė Modena, ku gjendet nė kurim tė vazhdueshėm, pasi ishte liruar nga spitali. "Gjendja e Pavarottit ėshtė kritike", ka raportuar mbremė agjencia e lajmeve AGI. Ndėrsa zėdhėnėsi i spitalit tė Modenas, Alberto Greco, e ka konfirmuar lajmin se Pavarotti ndodhet nė shtėpi, mirėpo nuk ka dhėnė detaje tė tjera. Menaxheri i Pavarottit, Terri Robson, nuk i ka mohuar kėto raporte, por vetėm ėshtė shprehur se, "nuk kam koment".
Pavarotti ka pasur njė intervenim kirurgjik, nė korrik tė vitit 2006 nė New York. Kanceri pancreatik, ėshtė njė nga sėmundjet mė vdekjeprurėse, ndėrsa mjekėt pas orerimit tė Pavarottit kishin deklaruar se, shpresojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė tij. Prej asaj kohe legjenda e gjallė e muzikės klasike, nuk ėshtė paraqitur mė nė koncerte.

Vdiq kolosi i kinematografisė shqiptare, Faruk Begolli

Pas njė sėmundje tė rendė, vdiq nė moshėn 63-vjeēare dhe u varros nė Prishtinė aktori i njohur i teatrit e filmit dhe pedagogu i Akademisė sė Arteve tė Universitetit tė Prishtinės, Faruk Begolli.

Begolli u lind me 14 shkurt 1944 nė Pejė. Ai ka mbaruar Akademinė pėr Film dhe Teatėr nė Beograd me 1966.
Begolli mban rekordin e filmave nė tė cilėt ka luajtur njė aktor shqiptar gjatė karrierės sė tij, plot 58. Bashkėthemelues, me Enver Petrovcin, i shkollės sė teatrit nė Prishtinė.
U shfaq pėr herė tė parė nė filmin “Pogled u zjenicu sunca” ose “Looking Into the Eyes of the Sun” (1966). Dy vjet mė vonė interpretoi nė filmin “Uka i Bjeshkėve tė nėmura” si edhe nė katėr filma tė tjerė nė gjuhėn serbokroate, duke ruajtur njė ritėm tė lartė: dy-tre filma nė vit.
Nė fillim tė viteve ’70 luan nė filmin TV “Tė ngujuarit”, tė Ekrem Kryeziut dhe “Si tė vdiset” (1972), qė shėnon rikthimin tek bashkėpunimi me regjisorin Miomir “Miki” Stamenkoviē.
Ėshtė aktor i famshėm, me rreth 20 filma tė luajtur, kur, pėrsėri nėn drejtimin e regjisorit dhe autorit Ekrem Kryeziu, interpreton Abdyl Frashėrin nė “Epoka para gjyqit”.
Me rritjen e prodhimit tė filmit nė Kosovė, i shpeshtohen rolet nė filma nė gjuhėn shqipe. Nė harkun e tre viteve luan nė katėr: "Era e Lisit" (1979), “I ikuri” (1980), "Kur pranvera vonohet" (1980) dhe “Pėrroi vėrshues” (1981).
Mė 1984 interpreton nė filmin e Isa Qosjes “Proka”, i cili u vlerėsua me Ēmimin e Madh tė Festivalit tė Kanės, kategoria e tė rinjve.
Pas fillimit tė luftėrave nė ish-Jugosllavi xhiron gjithmonė e mė rrallė. Mė 1997 bashkėpunon pėr herė tė katėrt me Kryeziun, nė video-filmin “Dashuria e Bjeshkėve tė Nėmuna” (1997) ndėrsa mė vonė luan nė tele-komedinė "Tė gjithė me ne" (2000).
Faruk Begolli ėshtė njė figurė e rėndėsishme e teatrit dhe kinematografisė nė Kosovė. Ai ka punuar si pedagog i lėndės sė Aktrimit nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė, si dhe ka drejtuar Teatrin Dodona nė Prishtinė.
Nė kėtė Teatėr sė bashku me studentet e tij, ai ka arritur disa rezultate kėshtu ata kanė realizuar disa shfaqje tė njohura siē janė: Profesor... jam talent... se jo mahi, Tregimi zoologjik, Heronjtė e kombit, pastaj shfaqet si “Kur kishe mujtė me m’pa, qysh mė kishe pa”, “Iluzionet e dashurisė” etj. /artistė shqiptarė/

Presidenti Sejdiu ngushėlloi familjen Begolli
Presidenti i Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, i dėrgoi njė telegram ngushėllimi familjes Begolli, e cila humbi mė tė dashurin e saj, aktorin e shquar Faruk Begolli. Nė telegramin e Presidentit Sejdiu thuhet:
E nderuar familje Begolli,
Pranoni ngushėllimet e mia mė tė sinqerta pėr ndarjen nga jeta tė bashkėfamiljarit tuaj, regjisorit e aktorit tė madh tė Kosovės, Faruk Begolli. Ai ishte njė ndėr artistėt mė tė kompletuar qė i dha aq shumė skenės dhe publikut kosovar.
Lajmin pėr vdekjen e tij e pritėm me pikėllim tė thellė, por jemi tė sigurt qė virtytet e tij tė njė artisti dhe njeriu tė madh, qė ishin shembull, do tė vazhdojnė tė jetojnė te tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Me rastin e vdekjes sė aktorit, Faruk Begolli, edhe ministri Haraqija pėrmes njė telegrami ka ngushėlluar familjen dhe kolegėt e tė ndjerit.

Telegram ngushėllimi i ministrit Haraqija
Ka ikur njeriu, por nuk ka vdekur aktori Faruk Begolli
E nderuara familje Begolli!
Tė nderuar artistė, miq tė aktorit tė madh Faruk Begollit!
Lajmi pėr vdekjen e aktorit tė madh kosovar, Faruk Begolli, mė ka pikėlluar thellė mua dhe gjithė stafin e Ministrisė sė Kulturės. Vdekja e hershme e aktorit tė madh Faruk Begolli ka pikėlluar edhe gjithė njerėzit e artit e tė kulturės shqiptare tė cilėt e kanė njohur personalitetin e Faruk Begollit apo e kanė parė nė skenė e nė ekran aktorin Faruk Begolli.
Me rastin e vdekjeve tė tilla tė mėdha nė radhė tė parė vdes njeriu, ik prej nesh njė emėr i veēantė. Edhe me rastin e vdekjes sė Faruk Begollit ka ikur njė njeri, por nuk ka vdekur aktori Faruk Begolli. Nė skenėn e teatrit nuk do tė luajė mė aktori Faruk Begolli! Por nė historinė e teatrit e tė filmit kosovar, emri i Faruk Begollit do tė shkruhet me shkronja tė mėdha!
I qoftė i lehtė dheu i Kosovės!
Astrit HARAQIJA
Ministėr i MKRSĒJ-sė

LEXO ME SHUME...

 

 

Google
 

Barcelona pėrgatit mega-ofertė pėr Fabregasin

Klubi spanjoll Barcelona, ėshtė duke pėrgatitur njė mega-ofertė pėr mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Siē shkruajnė mediat angleze, Barcelona do tė pėrpiqet tė rikthejė nė Camp Nou, Fabregasin, megjithėse ai ka nėnshkruar marrėveshje tė re me Arsenalin dhe thotė se ėshtė i lumtur nė Emirates.
Sipas “Daily Star”, Barcelona pritet tė ofrojė afro 37 milionė euro pėr spanjollin, i cili ėshtė produkt i shkollės sė saj. Nėse Fabregas kalon tek klubi spanjoll, do tė kishte rastin tė bashkohet me ish-shokun e skuadrės, francezin Thierry Henry.

Real 30 milion euro pėr Villa-n e Valencias


Real Madrid i ofroi Valencias 30 milion euro pėr transferimin e David Villa nė radhėt e saj. Pėrveē kėsaj shume, madrilerėt do t`i ofrojnė Valencias edhe njė lojtar shtesė Esteban Granero ose Rubena De la Reda, bėjnė tė ditur sot gazetat spanjolle.

Villa disa ditė mė parė refuzoi ftesėn e ekipit anglez Totenhem, duke shpresuar pėr njė ofertė nga Real Madrid. Presidenti i Realit, Ramon Kalderon kohė mė parė i kishte ofruar Valencias mbi 25 milion euro si dhe lojtarin Baptista pėr lojtarin Villa.

Tifozėt e Cityt do tė protestojnė kundėr pronarit

Tifozėt e klubit Manchester City do tė protestojnė kundėr pronarit tė klubit, Thaksin Shinawatra, gjatė ndeshjes sė sotme ndaj Liverpoolit, pėr shkak tė planeve tė tij tė largojė trajnerin mjaft tė popullarizuar Sven Goran Eriksson.

Eriksson duket se do tė largohet gjatė verės, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve me pronarin tajlandez. Shinawatra publikisht ka kritikuar edhe paraqitjen ekipit tė tij si dhe mėnyrėn e menaxhimit tė Erikssonit kėtė vit.
“Shumica e tifozėve janė tė shqetėsuar dhe tė zhgėnjyer pėr shkak tė largimit siē duket tė paevitueshėm tė Sven nė fund tė kėtij sezonit. Ftojmė tifozėt Cityt tė jenė tė pranishėm sa mė shumė nė Manchester Stadium gjatė tė dielės pėr tė pėrkrahur trajnerin”, ka thėnė prijėsi i tifozėve, Kevin Parker.

Barcelona do t’i shesė dhjetė lojtarė

Barcelona do tė fillojė projektin e "rindėrtimit" duke lejuar dhjetė futbollistė tė ekipit tė parė tė largohen nė verė, ndėrsa listės i prijnė Ronaldinho dhe Thierry Henry.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionėve nė mesjavė nga Manchester United, Blaugranėve s’u ka mbetur asgjė pėr tė luftuar pos vendit tė dytė, ndėrsa ky ėshtė sezoni i dytė tė cilin do ta pėrfundojnė pa trofe.
Ky dėshtim e ka shtyrė klubin tė bėjė njė plan radikal pėr nė afatin veror tė transferimeve, i cili udhėhiqet nga sekretari teknik Txiki Begiristain.
Sportivja, “AS”, ka bėrė listėn e vetė tė lojtarėve tė cilėt supozohet se do tė largohen gjatė fushatės nė verė, ndėrsa sipas tyre edhe Freank Rijkaard do tė largohet nga posti i trajnerit.
Listės i prin Ronaldinho, i cili pritet tė bėjė njė transferim ose nė Itali ose nė Angli, ndėrsa skuadrat e interesuar pėr tė janė klubet milaneze, Milan dhe Inter, derisa sė fundmi interesim tė madh pėr brazilianin ka shfaqur edhe Manchester City.
Henry ėshtė i dyti nė listė pas njė sezoni zhgėnjyes me katalunasit. Deco ėshtė njė tjetėr lojtar i cili mund t’u bashkėngjitet atyre qė do tė largohen, pavarėsisht dėshirė sė tij pėr tė qėndruar.
Sipas “AS”, Lilian Thuramit tanimė i ėshtė thėnė tė kėrkojė njė klub tjetėr prej 30 qershorit, ndėrsa largimi i Edmilsonit duket punė e kryer pas spekulimeve se ai ka nėnshkruar njė parakontratė me Villarealin.
Nė listė janė pėrfshirė edhe emrat e Rafa Marquez, Eidur Gudjohnsen, Gianluca Zambrotta, Santi Ezquerro, ndėrsa listėn e mbyll braziliani, Sylvinho.

Finalja e Moskės: Chelsea - Manchester United

Chelsea do ta sfidojė Manchester Unitedin edhe pėr trofeun e Ligės sė Kampionėve, pasi qė siguroi vend nė finalen e madhe qė zhvillohet mė 21 maj nė Moskė, falė fitores 3-2 ndaj Liverpoolit nė Stamford Bridge.

Blutė arritėn tė kalojnė nė epėrsi pėrmes golit tė sulmuesit nga Bregu i Fildishtė, Didier Drogba, nė minutėn e 33-tė tė lojės, gol qė dėrgonte blutė nė finale, por spanjolli Fernando Torres shėnoi golin e barazimit nė minutėn e 64-tė, pėr tė rihapur sfidėn dhe pėr tė ēuar ndeshjen nė vazhdime.
Njė penalti e shkaktuar ndaj Michael Ballack, disa minuta pas fillimit tė lojės shtesė, u shndėrrua nė gol nga Frank Lampard (98’), ndėrsa avantazhin e thelloi Didier Drogba i cili shėnoi golin e dytė tė tij nė kėtė ndeshje (105’). Tre minuta para fundit tė ndeshjes Ryan Babel shėnoi pėr Liverpoolin, por vetėm sa pėr tė ngushtuar rezultatin nė 3-2 (117’).
Chelsea, qė siguron finalen e Ligės sė Kampionėve pėr herė tė parė nė histori, do tė ketė pėrballė kampionin e Anglisė, Manchester United, qė tė martėn eliminoi ekipin spanjoll tė Barcelonės, falė golit tė Paul Scholes. Dy ekipet janė po ashtu nė luftė edhe pėr titullin e Premierligės, ku kryesojnė me pikė tė barabarta, megjithėse Manchester ka diferencė mė pozitive tė golave.

 

 

LEXO ME SHUME...

     

REKLAMA NE DENYCOMPUTERS

   
   

 

 

PARTNERET:

     

       

ORA DHE KALENDARI

 

ALBUMET ME TE REJA

 

dating-zoomdating.dk-Dit nye forum på nettet-Tilmeld dig her!

 

MESAZHE TE SHPEJTA

Radio Marimanga Live

Radio Marimanga radio Live ne internet 24/7 . Radio e cila ju ngjet per muri dhe ju len pa frym. Radio e cila sben dallime Krahinash se nga vini, Ketu te gjith jeni te mirseardhur.

0045 39 668 080


 

Denycomputers.com
Copyright © 2002-2007 Denycomputers.com. All Rights Reserved.     Online Users      Webstats4U - Free web site statistics

Designed By Denycomputers.com