Horoskopi i dites 24
Dhjetor 2006 |
DASHI (20/III-20/IV)
-
I mbështetur nga një sens i mirë praktik dhe nga konkretizimi për të administruar biznesin, do të “luani” në mbrojtje, por strategjia juaj do të jetë fitimtare. Nëse nuk jeni i dashuruar, aktivizohuni për të favorizuar takime, dhe marrëdhënie që kanë lindur si shaka, ditë pas dite mund të bëhen më të rëndësishme.
|
DEMI (21/IV-20/V)
-Duke hyrë në njohuritë e kompjuterit dhe të sekreteve të tij, ndoshta me ndihmën e dikujt tjetër më ekspert, do të zbuloni aplikime të pabesueshme dhe të çmueshme. Dashuria mund të shprehet në shumë mënyra: e rëndësishme është të dish ta pranosh, edhe kur nuk është e hapur e superlative, por e qetë dhe familjare.
|
BINJAKET (21/V-20/VI)
-Mund të ndiheni jo si zakonisht, i çrregullt dhe tepër i nxituar, duke hasur në shumë gabime dhe të papritura, të cilat evitohen me një kujdes të veçantë. Në dashuri gjithçka shkon mirë, derisa kujtimet janë ndihmë për të mësuar. Por kur të pengojnë të jetoni me gëzim të tashmen, është mirë t’i eliminosh.
|
GAFORRE (21/VI-22/VII)
-
Pak oportunizëm nuk bën keq. Nëse rastësisht iu ndodh të njihni persona të cilët mund të bëjnë shumë për ju, nuk ka asgjë të keqe t’u kërkosh një ndihmë. Kërkimi i dashurisë është duke u mbyllur. Keni vendosur një gur mbi të kaluarën dhe jeni gati të rifilloni me personin e duhur që ndoshta nuk do vonojë të vijë.
|
LUANI (23/VII-22/VIII)
-
Askush nuk ka ndërmend të diskutojë meritat tuaja. Nëse ndaj kritikave reagoni duke e ekzagjeruar, ndoshta ndodh sepse nuk jeni tërësisht në paqe me ndërgjegjen tuaj. Pas gjithë këtyre historive që keni pasur në punë, pas kthimit në shtëpi, do të donit të gjenit një atmosferë të gëzueshme.
|
VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)
--Situatë shumë stimuluese për të rifilluar diçka, mund të mbështeteni në ide brilante, një dialekt efikas dhe mbi mbështetje konkrete, të cilat nuk duhet t’i nënvlerësoni. Kohët e fundit ndiheni si një lojtar i lënë në tribunën e trajnerit, do të donit të merrni pjesë në lojë, por me sa duket nuk është momenti yt.
|
PESHORJA (23/IX-22/X)
--Iu karakterizon racionaliteti dhe sensi praktik, do të zgjidhni me shumë kujdes çështjet materiale. I këshilluar, në studiot e gjuhëve dhe informatikës. Në dashuri, do të jetë Viti i Ri që iu ka bërë tërheqës, i “armatosur” me magnetizmin tuaj, mos ëndërroni më dhe nisuni për të bërë për vete personin që iu pëlqen.
|
AKREPI (22/X-21/XII)
--
Aplikimi mendor shfaqet i lodhshëm, i shkaktuar nga një shpërqendrim jo i rastit dhe nga nisja e gabuar në shumë gjëra. Bëhuni më i kujdesshëm në të folur dhe më i shkathët në reagim. Nëse me intuitën tuaj keni kuptuar që ai takim, që në aparencë duket i fortë, në realitet është lojë e fatit, mos ia mbathni me këmbë të lidhura siç bëni zakonisht.
|
SHIGJETARI (22/XI-21/XII)
--Duhet të tregoni ndonjë virtyt, nga keqkuptimet që krijohen nga komunikimet jo perfekte. Eksperienca do të jetë ndihmë me vlerë. Në dashuri mos u shqetësoni, nëse jeni i turpshëm apo i ngadaltë në artin e joshjes, sinjalet tuaja vijnë njëlloj dhe shumë shpejt do t’ju jepet ndihmë për ta zgjidhur këtë situatë.
|
BRICJAPI (22/XII-20/I)
-
Ditë e shkëlqyer për aktivitetet kulturore, studiot dhe për projektet. Aftësia që keni për të gjykuar dhe për të mos dështuar, sot është në kulmin e saj. Fantazia juaj do të rindezë edhe ato zjarre që dukeshin pak të shuara dhe surprizat që do i bëni personit që doni. do ju bëjnë të fitoni më shumë pikë.
|
UJORI (20/I-19/II)
-
Kujdes nga kundërshtimet dhe ekzagjerimet në të gjitha drejtimet. Mos ngulni këmbë duke pretenduar atë, që rrethanat për momentin nuk mund të jenë në favorin tuaj. Për të evituar një duel me partnerin, duhet të dini të hiqni dorë nga ora dhe të lejoni një fjalë më shumë e prononcuar pa u reflektuar.
|
PESHQIT (20/II-19/III)
-
Mundet akoma të shpresoni në raste fatsjellëse, për të tejçuar aktivitetin tuaj dhe ndryshimet që dëshironi. Mos përfitimi do të ishte një gabim i pafalshëm. Keni dëshirë të argëtoheni pa shumë impenjim, mbi të gjitha të shpëtoni nga një rutinë që i jep ftohtësi dëshirave dhe ëndrrave tuaja më të mira.
|
|