BALLINA PERSHENDETJE DESHIRA MUZIKORE STAFI I RADIOS NA KONTAKTONI

STAFI I RADIO ZERIT TE ARBERIT


IMRI TRENA

Imri Trena, u lind mė 11.8.1961 nė fshatin Begrace tė Kacanikut. Nė vitin 1965 familja e tij u shperngul nė fshtatin Gerlice tė Ferizajt. Shkollen fillore kreu nė Kacanik tė vjetėr, tė mesmen nė Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqėsisė nė Prishtinė. Njė kohė punoi nė arsim nė fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe nė barnatoren bujqėsore "Fitofarma" nė Ferizaj. Ka bashkėpunuar me tė gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe nė Kosovė e Maqedoni.

Vite me radhė dha kontribut tė cmuar edhe nė Radio Prishtinė, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( nė programet informative e kulturore ) si dhe nė Radiostacionin privat Radio Vati nė Shkup. Nė vitin 1999 bashkė me familje migroi nė Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmė.

Me vetiniciativė, mė vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional "Zėrin e Arbėrit", medium ky tjejet i rėndėsishėm pėr bashkatdhetarėt tanė tė cilėt jetojnė nė Oslo e rrethinė. Eshtė kryeredaktor i kėsaj radioje qė nga fillimi i punės, mė 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollės Shqipe nė Oslo tė Norvegjisė, qė nga viti 2000. Eshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 2005.

Deri me tani ka botuar kėto vepra:

"Buzėqeshja e tretur" (1996) "Andej ėshtė Kosova" (2004)
"Plagė nė zemėr" ( 1998) "Rruga e hidhur" (2007)
"Shtegtimi i shqipeve" (1999) "Dhembje e lot" (2007)
"Prapa grilave" (2001) "Nė Kampin Bjornebek" (2008)
"Kosova ime e madhe" (2002) "Aromė manushaqeje" (2008)

MAJLINDA TRENA

Majlinda Trena u lind mė 18 maj tė vitit 1985 nė fshatin Gėrlicė tė Ferizajt. Shkollėn fillore e kreu me sukses tė shkėlqyeshėm nė fshatin Komogllavė. Nė vitin 1999 migroi bashkė me familjen nė Norvegji.

Shkollėn e mesme, ekonomi dhe biznes, i kreu nė qytetin Ski tė Norvegjisė, kurse shkollėn e lartė, drejtimin e mjeksisė nė Oslo. Pėr momentin punon si asistente e stomatologjisė nė Oslo.

Krahas mėsimit dhe punės, Majlinda merret edhe me krijimtari letrare. Źshtė realizatore dhe moderatore nė radiostacionin regjional Zėri i Arbėrit dhe nė radion norvegjeze Radio-Follo, nė tė cilat ka realizuar qindra emisione. Gjithashtu merret edhe me shkrime, libri "Larg Atdheut" ėshtė libri i saj i parė.
 

     
Radio Zeri i Arberit - Norvegji