Chelsea kthen sytė kah ylli i Barcelonės, Dos Santos
Chelsea
thuhet tė jetė i interesuar pėr ta blerė Giovanni Dos Santosin nga Barcelona,
i cili, nėse ėshtė e vėrtetė, do tė ndihmonte harmonizimin e marrėdhėnieve mes
tė dy rivalėve tė Ligės sė Kampionėve.
Derisa, sė fundi, mbrojtėsi i Barcelonės dhe kapiteni i Meksikos, Rafael
Marques, ka kėshilluar ekipin e tij tė bėjė kontratė tė re me Dos Santosin,
lajmet e reja thonė se edhe Chelsea ėshtė interesuar pėr meksikanin, para se
katalanasit tė ofrojnė marrėveshje afatgjate. Mediat angleze kanė shkruar sot
se klubi nga Premier Liga ka nė plan tė sjellė meksikanin e etiketuar si
Ronaldinho i ri, pavarėsisht shifrės prej 20 milionė eurosh qė ceket nė
kontratė. Dos Santos bėri debutimin e tij nė La Liga javėn e kaluar kundėr
Athletico Bilbaos, dhe ėshtė i gatshėm pėr debutimin senior me Meksikėn gjatė
tė dielės. Me gjithė kėtė, Chelsea ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht
interesimin pėr meksikanin.
Materazzi: Italia do ta fitojė kundėr Francės
Ndoshta
do tė qėndrojė jashtė fushe pėr shkak tė lėndimit, por mbrojtėsi italian,
Marco Materazzi, ėshtė i sigurt se, ekipi italian do ta mposhtė Francėn nė San
Siro nė ndeshjen e nesėrme.
Nė njė intervistė pėr gazetėn franceze "Le Figaro", Materazzi ka insistuar se,
Italia do tė dalė si fituese nga ndeshja e sė shtunės pėrballė Francės.
"Ne do tė fitojmė. Franca do tė humbė nė San Siro. Nuk do tė jetė betejė mbi
tė gjitha betejat - por njė ndeshje e rėndėsishme", ka thėnė mbrojtėsi i
Interit.
Materazzi ishte lėnduar gjatė ndeshjes sė fundit tė Italisė, nė miqėsorėn
kundėr Hungarisė nė Budapest, dhe gjatė ndeshjes sė nesėrme, tė rėndėsishme
pėr kualifikimet nė Euro 2008, do tė qėndrojė jashtė fushe, por prapėseprapė
do tė pėrjetojė atmosferėn si shikues. "Falėnderoj adhuruesit francezė pėr
atmosferėn e krijuar nė ndeshjen nė Paris, dhe shpresoj se edhe nė San Siro do
tė jetė po aq bukur", ka thėnė italiani.
Mbrojtėsi i Barcelonės Oleguer, kėrcėnohet me burg

Mbrojtėsi i Barcelonės, Oleguer Presas, kėrcėnohet me dėnim trevjeēar
me burg, nėse vije deri tė skenari mė i keq, pėr shkak tė sulmit qė ka bėrė
ndaj personave zyrtarė.
Megjithatė udhėheqėsia e Barcelonės ka bėrė tė ditur se, do tė qėndroj pas
lojtarit tė vet.
Ndaj Olegueras, ėshtė ngritur padi, pėr shkak se nė qytetin e lindjes,
Sabadell, ka marrė pjesė nė njė sulm ndaj policisė, nė shtator tė vitit 2004,
kur forcat e rendit patėn tentuar tė mbyllnin lokalin Bemba, i cili kishte
shkelur rregullin e orarit tė punės.
Sipas dėshmitarėve tė rastit, atėherė grupi prej 11 meshkujve, nė mesin e tė
cilėve edhe Oleguer, ka sulmuar me gurė policinė, e cila ėshtė pėrgjigjur me
plumba gome.
Oleguer deri mė tash ka refuzuar tė komentojė rastin, mirėpo presidenti i
Barcelonės, Juan Laporta, ka premtuar se do ti ofrojė mbėshtetjen lojtarit tė
tij.
Julio Cruz vazhdon kontratėn me Interin
Sulmuesi
i Interit, Julio Cruz, ka nėnshkruar kontratėn e re me kampionėt e Serie A,
dhe do tė qėndrojė nė kėtė ekip - tė cilit iu bashkua nga Bologna, nė vitin
2002 -deri nė vitin 2009.
Cruz ėshtė tepėr i kėnaqur me kontratėn e re, qė ia zgjat atij qėndrimin te
kampionėt deri mė, 30 qershor tė vitit 2009.
Jam shumė i lumtur qė ripėrtėriva kontratėn me Interin, ka deklaruar ai.
Nėnshkrova tash, megjithėse ne ishim pajtuar shumė kohė mė parė, dhe do tė
doja tė them se kurrė nuk kam pasur asnjė problem me klubin.
Kanė kaluar pesė sezone qė kur ai iu bashkua klubit nga Bologna, por sulmuesi
argjentinas ndjen se ende mund tė kontribojė shumė pėr Interin.
Jam nė sezonin tim tė pestė me nerazurėt dhe kėtu ndjehem si nė shtėpi. Do
tė pėrpiqem, si gjithmonė, tė jap mė tė mirėn nė seancat e trajnimit dhe nė
ndeshjet pėr tė mirėn e klubin, qė gjithmonė ka dėshmuar se ka besim nė mua,
ka thėnė ai.
Terry: Ia vlen tė luash me dhembje
Kapiteni
i Anglisė, John Terry, ka thėnė se ai nuk ėshtė i pėrgatitur pėr tė qėndruar
jashtė ndeshjes pėr shkak tė lėndimit, madje edhe nėse ka nevojė pėr
injeksione kundėr dhembjes.
Mbrojtėsi i Chelseat ka thėnė se, Anglia duhet ta fitojė patjetėr ndeshjen e
sotme kundėr Izraelit, tė rėndėsishme pėr kualifikimet pėr Euro 2008, dhe
ėshtė i bindur se dhembja ia vlen tė durohet pėr tė realizuar synimin.
Ai nuk do tė jetė i vetmi lojtar nė ekip me dhembje, pasi qė edhe mesfushori,
Steven Gerrard, ka deklaruar i gatshėm tė luajė povarėsisht lėndimit.
Kam, pasur tė lėnduar pjesėn e poshtme tė kėmbės dhe kam luajtur qė ditėn e
parė tė sezonit me injeksion, ka thėnė Terry. Nuk do tė bėhet as mė mirė e
as mė keq nga injeksioni - vetėm mund tė shkojė ca mė gjatė pėr tu shėruar.
Nuk dua tė mungoj asnjė ndeshje pėr Chelsean ose Anglinė, ose madje tė mungoj
nė njė seancė tė vetme trajnimi. Nėse kjo do tė thotė tė marr injeksione,
atėherė do ta bėj kėtė.
Milito: Do ti thoja jo Realit tė Madridit
Ish-lojtari
i Real Zaragozas, tash pjesė e Barcelonės, Gabriel Milito, ka insistuar se ai
do ta kishte kishte hedhur poshtė shansin qė tė luaj pėr Realin e Madridit,
nėse do tė kishte ndonjė ofertė.
Milito ishte njė prej lojtarėve nė agjendėn e Realit tė Madridit, para se ai
tė nėnshkruante me Pepe, dhe nė tė vėrtetė, argjentinasi flitej se ishte mė
afėr madrilenėve se sa Barcelonės. Madje ka pasur fjalė se Madridi ka bėrė
edhe njė ofertė pėr tė, tė cilėn Real Zaragoza e ka refuzuar. I pyetur pėr
kėtė, Milito ka thėnė se nuk ėshtė i informuar.
Jo, nuk di gjė rreth kėsaj. Nuk mendoj se ndonjėherė do ta kisha marrė nė
konsideratė bashkimin me Madrid. Nuk ka pasur ofertė, por edhe nėse do tė
kishte do ti thoja jo.
Ēdokush ėshtė i etur tė luajė pėr ekipin mė tė mirė nė botė dhe unė e kam
gjetur Barēan. Ne kemi lojtarėt mė tė mirė nė botė.
Bariē nė dilemė pėr anti-Holandėn
Mesfusha
e fortė holandeze ka vėnė nė dilemė trajnerin e Kombėtares, Otto Bariē, qė nuk
ka vendosur ende se si tė rreshtojė kėtė repart nė pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė.
Ndonėse fillimisht mendohej se ndaj Holandės do tė luhej me tė njėjtėn skemė
4-5-1 qė u pėrdor nė Bullgari, trajneri kroat po mendon ti japė detyra mė
mbrojtėse mesfushės kuqezi.
Duke parė se kundėrshtarėt kanė lojtarė tė kalibrit tė Van der Vaart, Sneijder
dhe Seedorg nė kėtė repart dhe mund tė rrezikojnė si me depėrtimet, ashtu edhe
me gjuajtjet nga distanca. Bariē ua ka shpjeguar edhe lojtarėve dilemėn e tij,
duke filluar qė dy ditė mė parė pėrgatitjet pėr njė rreshtim ndryshe. Nėse
ndaj Bullgarisė para mbrojtjes qėndronte vetėm Cana, ndaj Holandės, Bariē po
mendon qė tė rreshtojė nė kėtė pozicion tė paktėn edhe njė mesfushor tjetėr.
Si rrjedhojė, pritet qė edhe Lala tė ketė njė pozicion mė tė tėrhequr nė
fushė, duke menduar vetėm pėr tė bllokuar organizimin e lojės nga mesfushorėt
kundėrshtarė. Nė kėtė rreshtim tė parė tė ideuar nga trajneri, dy mesfushorėt
do tė jenė para mbrojtjes qė pėrbėhet nga Dallku, Curri, Dede dhe Vangjeli.
Pėr Haxhin do tė ketė njė vend nė krahun e majtė tė mesfushės, ndėrsa Muka
pritet tė rreshtohet nė krahun e djathtė. Trajneri duket se do tė rreshtojė
njė mesfushor tė avancuar me kėtė skemė, nė rolin e organizatorit dhe tė
mbėshtetėsit tė sulmit, ku Duro ėshtė mė i favorizuar pėr njė vend tė tillė,
qė zakonisht mbahet nga Skela. Deri tani ka njė balotazh pėr postin e
sulmuesit tė vetėm, ku Bogdani duket mė i favorizuar nė kėtė garė pėr tė hyrė
nė fushė qė nga minuta e parė e takimit. Por Bariē po studion edhe njė rrethim
tjetėr, me mė shumė mesfushorė mbrojtės nė fushė. Ai u ka treguar
futbollistėve gjatė kėtyre ditėve se kjo skemė do tė ishte mė e mirė pėr
kundėrsulmin, ndėrsa Holanda do ta kishte mė tė vėshtirė ti afrohej zonės
tonė, duke parė edhe gardhin e ngjeshur tė ndėrtuar para portės sė Beqajt. Me
kėtė rreshtim tjetėr, Haxhi do ti bashkohet Canės dhe Lalės para mbrojtjes,
pėr tė siguruar mbulim tė plotė nė qendėr. Ndėrkohė, pak mė tė avancuar nga
krahėt, mund tė aktivizohen Muka e Duro, tė cilėt nuk do tė kenė vetėm detyrėn
e furnizimit tė sulmuesit tė vetėm nė sulm. Ata do tė ndalojnė avancimin e
mbrojtėsve tė Holandės, qė shpesh pėrfshihen nė skemat sulmuese tė ndėrtuara
nga Van Basten. Edhe nė kėtė rast, kundėrsulmi ėshtė arma e vetme e
pėrfaqėsueses shqiptare pėr tė rrezikuar portėn e mbrojtur nga Van der Sar.
Trajneri ka bėrė tė ditur se do tė zgjidhė pėrfundimisht tė gjitha dilemat e
tij rreth formacionit tė kuqezinjve, vetėm pasi tė shohė ndeshjen e sė shtunės
mes Holandės e Bullgarisė.
Skema 1:
Beqaj
Dallku, Curri, Dede, Vangjeli
Lala Cana
Muka Duro Haxhi
Bogdani
Skema 2:
Beqaj
Dallku, Curri, Dede, Vangjeli
Lala Cana Haxhi
Muka Duro
Bogdani
Glazers: Man United nuk ėshtė nė shitje
Familja
Glazer kanė pėrjashtuar vendosmėrisht ēfarėdo shansi qė Manchester United tė
ndėrrojė pronarė, kjo si pėrgjigje e thashethemeve se klubi ishte cak i disa
investitorėve tė huaj (jo anglezė).
Grupet rivale nga Kina dhe Dubai thuhej tė kenė bėrė ofertė 1.5 miliardė euro
pėr Djajtė e Kuq. Por pronarėt Glazers shpejtuan pėr tė treguar se asnjė
ofertė nuk ėshtė bėrė dhe nė ēfarėdo rasti klubi nuk ėshtė nė shitje.
Zėdhėnėsi i familjes ka thėnė: Manchester United nuk ėshtė nė shitje. Familja
Glazer nuk janė tė angazhuar nė asnjė diskutim me ndonjė ofrues dhe nuk do tė
merren parasysh ofertat pėr klubin.
Glazerėt paguan rreth 1.2 miliardė dollarė dy vite mė parė, pėr tė kompletuar
pronėsinė e United.
Samuel Etoo sė paku dy muaj jashtė fushės
Eto'o
pritet qė tė mbetet sė paku dy muaj jashtė fushės pas lėndimit tė kofshės nė
pjesėn e dytė tė ndeshjes miqėsore me Interin, ku Barcelona fitoi me rezultat
5-0.
Gjatė sezonit tė fundit Eto'o kishte mbetur jashtė fushės pėr shkak tė njė
lėndimi serioz tė gjurit.
Mungesa e sulmuesit kamerunas sė paku do tė zgjidhė problemin e trajnerit
Frank Rijkaard se cilin sulmues tė fus nė lojė mė parė.
Rijkaard kėtė sezon ka pėr detyrė tė vendosė nė mes katėr sulmuesve shumė tė
mirė - Eto'o, Ronaldinho, Lionel Messi dhe tė porsaardhurit Thierry Henry.
Zlatan Ibrahimoviq mposhtė Empolin
Dy
golat e shėnuara nga Zlatan Ibrahimoviq i sollėn fitoren e parė tė sezonit
kampionit aktual Interit si mysafir i Empolit, nė ndeshjen e javės sė dytė tė
Serie A.
Sulmuesi suedez ishte figura kyēe e kampionit nė fuqi, duke shėnuar nga njė
gol nė secilėn pjesė pėr rezultatin pėrfundimtar 2-0. Goli i parė erdhi nė
minutėn e 14-tė, ndėrsa i dytė nė minutėn e 83-tė. Gjatė vikendit tė kaluar
Inter nxori vetėm njė barazim 1-1 si vendas ndaj Udineses. Derisa lajmi i
fundit nga Inter ka tė bėjė me brazilianin Adriano, i cili ėshtė lėnė jashtė
grupit prej 25 lojtarėve qė do tė mund tė paraqiten nė Ligėn e Kampionėve. Kjo
do tė thotė se Adriano nuk do tė mund tė luajė nė kėto ndeshje sė paku deri nė
shkurt, kur ėshtė regjistrimi pas afatit kalimtar dimėror. Sot nė Serie A nė
radhė janė tetė pėrballje, nė mes tyre edhe Livorno si nikoqire e Palermos. Nė
ekipin e Livornos pritet debutimi i sulmuesit tė kombėtares shqiptare, Erjon
Bogdani. Roma do tė jetė nikoqire e ish ekipit tė Bogdanit, Sienas. Sampdoria
do tė presė nė shtėpi Lazion, derisa Juventus do tė jetė mysafir i ekipit
Catania. Derbi i javės do tė jetė ditėn e hėnėn nė mes tė Milanit dhe
Fiorentinas.
Spanjollėt e Liverpoolit fundosin ekipin Derby Country
Golat
nga Fernando Torres dhe Xabi Alonso, tė cilėt shėnuan secili nga dy, ndihmuan
Liverpoolin nė lojėn shkatėrruese ndaj Derbyt nė Anfield, qė pėrfundoi me
rezultat 6-0.
Krahas Torres dhe Alonsos, nė mesin e golashėnuesve ishin edhe Ryan Babel dhe
Andriy Voronin. Liverpooli mbetet i pamposhtur, derisa Derby forcohet nė
fundin e tabelės. Liverpool ishin dominant gjatė gjithė ndeshjes, dhe fitorja
prej 6-0 ėshtė tėrėsisht e merituar pėr tė kuqtė. Alonso i pari i ēoi vendasit
nė epėrsi nė minutėn 26, ndėrsa Babel vendosi rezultatin e pjesės sė parė prej
2-0 (minuta 45). Me fillimin e pjesės sė dytė vendasit nuk pritėn edhe shumė
pėr tė shėnuar golin e tretė. Torres thelloi avantazhin nė minutėn e 56-tė,
trembėdhjetė minuta para se Alonso tė shėnojė edhe golin e tij tė dytė, pėr
avantazhin 4-0. I ardhuri i ri nė Anfield, Voronin, hyri si zėvendėsues dhe
pas pak minutash shėnoi edhe golin e pestė pėr vendasit (minuta 76). Njė
minutė mė vonė Torres shėnoi golin e dytė tė tij, tė gjashtin pėr vendasit dhe
tė fundit nė kėtė ndeshje.
Liverpool me 10 pikė, pas katėr ndeshjeve tė zhvilluara, do tė mbetet nė krye
tė tabelės, sė paku deri nė ditėn e nesėrme kur priten rezultatet nga Chelsea
dhe Manchester City, tė cilėt po ashtu kanė nga 10 pikė. Nga ndeshjet tjera
veēojmė fitoren minimale tė Manchester United pėrballė Sunderland me rezultat
1-0. Goli i djajve tė kuq erdhi nė minutėn e 71-tė nga i rikthyeri nga
lėndimi, Louis Saha, i cili hyri nė fushė si zėvendėsues.
Arsenal nė ēastet e fundit sjellė Diarran
Arsenal
ka nėnshkruar me mesfushorin e kombėtares franceze, Lassana Diarra, i cili
largohet nga Chelsea nė momentet e fundit tė afatit kalimtar, pėr njė shumė tė
pazbuluar.
22-vjeēari Diarra ka pasur mundėsitė e kufizuara nė ekipin e parė nė Stamford
Bridge dhe tash do tė kėrkojė njė fillim tė ri me topxhinjtė.
Kam respekt tė madh pėr menaxherin Arsene Wenger dhe jam i joshur nga stili i
futbollit tė cilin e luan ekipi, ka thėnė Diarra nė ueb faqen zyrtare tė
Arsenalit.
Arsenal nė sezonin e kaluar pėrfundoi nė vendin e katėrt nė Premier Ligė,
derisa Chelsea pėrfundoi i dyti, menjėherė pas Manchester United.
Chelsea ėshtė nė krye tė tabelės aktuale pas katėr ndeshjeve, por rivalėt e
tyre nga Londra kanė njė ndeshje mė pak, dhe nėse fitojnė do tė mund tė
barazohen me pikė.
Tėrhiqet shorti pėr ndeshjet e Kupės UEFA
Bayern,
Atletico, Sampdoria dhe Tottenham, nuk do tė kenė pėrballje tė vėshtira nė
rundin e radhės, nė garat pėr titullin e Kupės UEFA, pas tėrheqjes sė shortit
disa orė mė parė nė Monako.
Bayern Munich, ekipi mė i madh konkurrues pėr kėtė garė, do tė takohet me
skuadrėn portugeze Belenenses, derisa gjiganti evropian Ajax, do tė ketė tė
vėshtirė pėrballjen me Dinamon e Zagrebit.
Fiorentina do tė pėrballet me ekipin holandez, Groningen, derisa Sampdoria do
tė ketė pėrballė ekipin danez, Aalborg. Empoli, sipas shortit, do tė pėrballet
me Zurich. Mė sė lehti nga ekipet angleze do ta ketė Tottenham qė do tė
pėrballet me ekipin e portierit shqiptar, Arjan Beqaj, Anorthosis, derisa mė
sė vėshtiri e ka Blackburn pėrballė fituesit tė Kupės sė Greqisė, Larissa.
Pėrballja e parė: 20 shtator
Ndeshjet e kthimit: 4 tetor
Ja dhe tė gjitha pėrballjet:
Midtjylland (DAN) - Lokomotiv Moskva (RUS)
Groningen (HOL) - Fiorentina (ITA)
Rabotniēki (MAQ) - Bolton (ANG)
Sevilla (SPA) / AEK Athinė (GRE) - Salzburg (AUS)
Nürnberg (GjER) - Rapid Bucharest (RUM)
Everton (ANG) - Metalist Kharkiv (UKR)
Zenit (RUS) - Standard (BEL)
Bayer Leverkusen (GjER) - Leiria (POR)
Villarreal (SPA) - BATE Borisov (BLR)
Sion (ZVC) - Galatasaray (TUR)
Atlético Madrid (SPA) - Erciyesspor (TUR)
Bordeaux (FRA) - Tampere United (FIN)
Panathinaikos (GRE) - Artmedia Bratislava (SLK)
Sparta Prague (ĒEK) - Odense (DAN)
FC Zürich (ZVC) - Empoli (ITA)
Sochaux-Montbéliard (FRA) - Panionios GSS (GRE)
Rapid Vienna (AUS) - Anderlecht (BEL)
Paēos de Ferreira (POR) - AZ Alkmaar (HOL)
Sampdoria (ITA) - Aalborg (DAN)
Spartak Moskva (RUS) - Häcken (SUE)
Hammarby (SUE) - Braga (POR)
Larissa (GRE) - Blackburn Rovers (ANG)
Mladį Boleslav (ĒEK) - Palermo (ITA)
Dinamo Zagreb (KRO) - Ajax (HOL)
Rennes (FRA) - Lokomotiv Sofia (BUL)
Brann (NOR) - Club Brugge (BEL)
Bayern Munich (GER) - Belenenses (POR)
Aberdeen (SCO) - Dnipro (UKR)
Heerenveen (NED) - Helsingborgs (SUE)
Toulouse (FRA) - CSKA Sofia (BUL)
Hamburger SV (GjER) - Litex Lovech (BUL)
Sarajevo (BeH) - FC Basel (ZVC)
Austria Wien (AUS) - Vålerenga (NOR)
AIK Solna (SUE) - Hapoel Tel-Aviv (ISR)
Aris Thessaloniki (GRE) - Real Zaragoza (SPA)
Dinamo Bukureshti (ROM) - Elfsborg (SUE)
Tottenham Hotspur (ANG) - Anorthosis (QIP)
Lens (FRA) - Kųbenhavn (DAN)
Getafe (SPA) - Twente (NED)
Groclin (POL) - Crvena Zvezda (SRB)
Riquelme arrin marrėveshje me Atletico Madrid
Argjentinasi,
Juan Roman Riquelme, ka nėnshkruar kontratė me Atletico Madrid, ndėrsa
marrėveshja e vlefshme 8 milionė euro pritet tė zyrtarizohet gjatė ditės sė
sotme, bėjnė tė ditur mediat spanjolle.
Mesfushori argjentinas do tė nėnshkruajė kontratė dyvjeēare me ekipin nga
Vicente Calderon, me mundėsi zgjatjeje edhe pėr njė sezon tė tretė. Me kalimin
e Riquelmes nė Atletico, klubi duhet tė japė si huazim, Fabiano Eller ose
Cleber Santana, pasi qė do tė ketė katėr lojtarė joevropianė nė skuadėr nga
tre sa ėshtė e lejuar. As Serio Aguero dhe as Riquelme nuk kanė pasaportė
evropiane. Riquelme u prish me Villarreal nė fund tė vitit tė kaluar 2006-tė
dhe e kaloi pjesėn e dytė tė sezonit i huazuar tek Boca Juniors. Atletico ka
qenė shumė aktiv nė kėtė afat kalimtar tė transferimeve, duke sjellė Diego
Forlan, Simao, Jose Antonio Reyes, Luis Garcia dhe Raul Garcia, ndėrsa kėrkon
tė blejė edhe Thiago Mottan.
Alvaro Recoba largohet, Adriano mbetet
Edhe
pse ka pasur oferta pothuajse nga dhjetė klube, duket se, Adriano megjithatė
nuk do tė largohet nga ekipi italian, Inter, por ai qė do tė largohet do tė
jetė uruguaiani, Alvaro Recoba.
Duket se, gjatė tėrė kohės, nė Inter ka sunduar politika, nuk do tė lejojmė
tė largohen tė dy lojtarėt, ndėrsa duke marrė parasysh mėnyrėn se si, gati
ėshtė mbyllur tregimi pėr Alvaro Recoban nė Torino, kjo do tė nėnkuptonte qė
Interi, do tė refuzojė tė gjitha ofertat pėr Adrianon dhe kėshtu do tė mbajė
brazilianin nė ekip.
"Alvaro ėshtė lojtar i shkėlqyer dhe mezi pres ti urojmė mirėseardhjen. Jemi
tė dobėt nė repartin sulmues dhe ai do tė mund tė ishte zgjidhje e
shkėlqyeshme", ka thėnė pronari i Torinos, Ėalter Novellino.
Edhe pse kohėve tė fundit shumė ėshtė folur pėr Adrianon e pakėnaqur, i cili
edhe ka luajtur shumė pak, duket se ai do tė mbetet nė San Siro. Mbetet
pikėpyetja se a do tė mbetet opsioni i pestė nė sulm, pas Ibrahimovicit,
Suazos, Crespo dhe Julio Cruzeit.
Roberto Mancini shumė afėr largimit nga Inter
Kampioni
i dyfishtė i Italisė, Roberto Mancini, ėshtė duke i kaluar ditėt e vėshtira nė
ekipin e Interit, ndėrsa e ardhmja e tij nė kėtė klub, ėshtė e pasigurt, ka
bėrė tė ditur ControCampo.
Trajneri Manicini, sipas raporteve tė mediave italiane, i ka prishur
marrėdhėniet me presidentin e Interit, Massimo Moratti.
Madje, sipas mediave italiane, Moratti po kėmbėngul nė ndėrrimin e Mancinit,
ndėrsa fjalosja e tyre thuhet tė kėtė filluar kur Moratti ia ka bėrė tė ditur
trajnerit se, nuk dėshiron ti shes lojtarėt Adriano dhe Alvaro Recoba, por
ti japė ata si huazim, deri nė sezonin e ardhshėm.
Holanda me ekipin mė tė mirė kundėr Shqipėrisė
Njė
Holandė e mbushur me emra tė mėdhenj tė futbollit, qė luajnė nė disa prej
skuadrave mė tė forta nė Evropė, do tė pėrballet mė 12 shtator kundėr
Shqipėrisė nė Tiranė.
Nė takimin e vlefshėm pėr eliminatoret e Euro 2008 - pėrveē yjeve tė cilėt
kanė qenė pjesė e pėrhershme e skuadrės, si Robin van Persie, Van der Vaart,
Schneider, Robben apo Van Bronckhorst, pėr kėtė sfidė nė kontingjentin e
pėrzgjedhur do tė jenė edhe Ruud van Nistelrooy e Clarence Seedorf.
Zyrtarizimi ka ardhur nga vetė trajneri i pėrfaqėsueses holandeze, Marco Van
Basten, i cili ka publikuar listėn provizore me 29 futbollistė, pėr dy takimet
eliminatore tė Grupit G pėr Euro 2008 me Bullgarinė (mė 8 shtator nė
"Amsterdam Arena") dhe Shqipėrinė (4 ditė mė pas nė "Qemal Stafa"). Tekniku i
"tulipanėve" ka vendosur tu besojė futbollistėve me pėrvojė. Ndėrkohė, nė
listėn provizore figurojnė tė gjithė futbollistėt qė kanė luajtur nė fitoren
2-1 me kuqezinjtė e Bariēit, mė 11 tetor 2006. Burimet zyrtare tė Federatės
Holandeze kanė bėrė tė ditur se tė premten, mė datė 31 gusht, Van Basten do tė
publikojė listėn zyrtare me 23 futbollistė.
Eriksson: Schmeichel mbetet portieri i parė
Menaxheri
i Manchester Cityt, Sven Goran Eriksson, ka pohuar se, Kasper Schmeichel, do
tė mbetet portieri i parė i Cityt, pėrkundėr shėrimit nga lėndimi i Andreas
Isakssonit.
Pasi qė ėshtė lėnduar Isaksson, i biri i portierit tė dikurshėm tė Manchester
Unitedit, Peter Schmeichel ka shfrytėzuar rastin dhe ėshtė futur si portier i
parė i Cityt.
Eriksson i ka rekomanduar Schmeichelin edhe pėrzgjedhėsit tė U-21-shit anglez,
Joe Hart. Mirėpo, Isaksson ėshtė pėrmirėsuar nga lėndimi dhe ditėve tė
ardhshme do tė jetė kėrcėnim i madh pėr portierin danez.
Isaksson ėshtė duke trajnuar, por ende nuk ėshtė tėrėsisht i pėrgatitur. Nė
tė do tė mund tė llogaris vetėm pasi tė pushojė nga obligimet e ardhshme tė
kombėtares. Megjithatė, nėse Kasperi vazhdon tė mbrojė siē ka bėrė deri tani,
nuk shoh ndonjė arsye pse duhet ta ndėrrojė", ka thėnė Eriksson dhe ka shtuar
se pėr kėtė ende nuk ka biseduar me danezin e ri, sepse nuk dėshiron ta
ngarkojė mė tepėr.
"Kasperi ka mbrojtur deri sot nė mėnyrė tė pėrsosur. Konkurrentėt duhet tė
dėshmojnė qė janė mė tė mirė nėse donė tė qėndrojnė nė portė. Mirėpo, sezoni
ėshtė i gjatė dhe shumė gjėra mund tė ndodhin", ka pėrfunduar suedezi
Eriksson.
Ancelotti: Do tė doja tė punoj me Adrianon

Trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ka pranuar se me dėshirė do tė
trajnonte sulmuesin e ngrirė brazilian tė Interit Adriano.
Trajneri i Interit Roberto Mancini ka deklaruar qė Adriano do tė duhej tė
gjente njė klub tė ri para afatit kalimtar tė premten, duke shtuar qė
kampionėt e Serie A ka pak gjasa tė pajtohen pėr shitjen e tij tek rivalėt e
qytetit.
"Adriano ėshtė lojtar i madh dhe ėshtė i tillė qė ēdo trajner do tė dėshironte
tė punojė me tė", ka pranuar Ancelotti. "Por e dimė qė pėr tė ėshtė shumė e
vėshtirė tė kalojė nė Milan", ka shtuar ai.
Sneijder ia siguron fitoren Realit kundėr Atleticos

Goli i shėnuar nga holandezi i ri i ardhur nė Real Madrid, Wesley
Sneijder, dhjetė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, i solli fitoren
kampionit spanjoll nė derbin e qytetit, kundėr Atletico Madrid.
Real Madrid u trondit qė nė fillim tė ndeshjes nga goli i minutės sė parė i
shėnuar nga, Sergio Aguero, qė do tė mund tė ishte shumė dėshpėrues pėr
trajnerin Bernd Schuster.
Sidoqoftė, kampioni u rikthye duke shndėrruar disavatazhin nė barazim, dhe
duke kaluar mė pastaj nė avantazh, nė dhjetė minutat e fundit tė ndeshjes.
Goli i barazimit erdhi nga kapiteni Raul nė minutėn e 15-tė. Nė minutėn e
79-tė ishte Wesley Sneijder qė nxori tri pikė pėr Realin.
Ndeshja ishte e para e sezonit tė ri nė La Liga, dhe gjatė gjithė kohės u
luajt me ritėm tė shpejtė. Tė dy ekipet kanė luajtur futboll tė hapur dhe
ofensivė, por ishte Real qė dukej mė i rrezikshėm, dhe qė me meritė siguroi
fitoren e parė.
Trezeguet dhe Iaquinta shkatėrrojnė Livornon

Ekipi i rikthyer nė Serie A, Juventus, ka shkatėrruar nė fushė tė vet
ekipin mysafir tė Livornos, me rezultat 5-1, derisa tė pesė golat e vendasve i
shėnuan vetėm dy lojtarė, Trezeguet dhe Iaquinta.
David Trezeguet i ēoi i pari nė avantazh bardhezinjtė, duke shėnuar me kokė
pas gjysmė ore lojė (minuta 28). Sulmi i Juventusit vazhdoi edhe nė pjesėn e
dytė, derisa nė minutėn e 70-tė u akordua penalti, tė cilėn nuk e huqi
Iaquinta. Po i njėjti lojtar shėnoi edhe golin e tretė tė vendasve (minuta
85), pėr tė dėshmuar fuqinė e ish kampionit tė Italisė.
Por, nuk mjaftoi me kaq. Pėr tė dhėnė sinjal se do tė jetė konkurrenti kryesor
pėr titull, ekipi nga Torino, shėnoi edhe dy herė, dhe qė tė dyja herė pėrmes
golashėnuesit tė parė, Trezegue. Francezi shėnoi edhe vetėm njė minutė pas
bashkėlojtarit tė tij (86), si dhe nė minutėn e parė tė lojės shtesė (91),
duke vulosur kėshtu hat-trickun e parė nė Serie A, kėtė sezon.
Arsenal i jep fund fillimit tė suksesshėm tė Cityt
Njė
gol nga Cesc Fabregas, dhjetė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, ia shkaktoi
humbjen e parė tė sezonit, Manchester Cityt, derisa Arsenal fitoi me rezultat
1-0 nė Emirates Stadium.
Ndeshja dukej se do tė pėrfundonte me pikė tė barabarta, pasi qė portieri i
Cityt, Kasper Schmeichel, bėri njė paraqitje tė mrekullueshme, duke mbrojtur
njė sėrė shansesh tė pastra - pėrfshirė edhe njė penalti tė gjuajtur nga van
Persie, 20 minuta para pėrfundimit tė ndeshjes.Por, njė rėnie nė koncentrimin
e mysafirėve, nė minutėn e 80-tė, i lejoi Alexander Hlebit tė pasojė pėr
Fabregas, i cili gjuajti pėr tė shėnuar golin e vetėm tė ndeshjes, dhe tė
vetmin tė pranuar nga Schmeichel nė katėr ndeshje.
Me kėto pikė, Arsenal mban pozitėn e pestė me shtatė pikė, por me tri ndeshje
tė luajtura, derisa Manchester City, zbret nė vendin e dytė, me nėntė pikė nga
katėr ndeshje.
Chelsea po ashtu fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Portsmouth, pėr tė marrė
tre pikė tė plota qė e ngrejė nė vendin e parė tė Premier Ligės me dhjetė
pikė. Kampioni aktual Manchester United pret tė dielėn nė shtėpi ekipin e
Tottenhamit.
Rezultatet e ndeshjeve nė Premier Ligė
Sunderland 0 - 2 Liverpool
Arsenal 1 - 0 Manchester C.
Aston Villa 2 - 1 Fulham
Bolton W. 3 - 0 Reading
Chelsea 1 - 0 Portsmouth
Derby County 1 - 2 Birmingham C.
West Ham U. 1 - 1 Wigan Athletic
Everton 1 - 1 Blackburn R.
Tė dielėn ndeshen
Middlesbrough 1 - 1 Newcastle U.
Manchester U. 1 - 0 Tottenham H.
Marseille shėnon fitoren e parė, Cana kapiten
Olimpique
Marseille ka shėnuar fitoren e parė kėtė sezon si mysafir i ekipit Caen, me
rezultat 2-1, derisa futbollisti kosovar, Lorik Cana, ka mbajtur shiritin e
kapitenit.
Marseille deri tani kishte shėnuar tri barazime dhe njė humbje, njė fillim i
dobėt pėr sezonin e ri, derisa nė ndeshjen e parė kėtė sezon me kapiten Canėn
ka shėnuar edhe fitoren e parė. Goli i parė i mysafirėve erdhi nga Rodriguez
nė minutat e fundit tė pjesės sė parė (44), derisa avantazhin e rriti Niang
nė pjesėn e dytė (minuta 54).
Portieri i dytė, Steve Mandanda, mbrojti disa raste tė mira, por nuk mundi tė
mbrojė golin e vetėm tė vendasve qė erdhi nė minutat shtesė tė ndeshjes pėrmes
Samsonit. Megjithatė mysafirėt shmangėn njė skenar tė ngjashėm me atė tė
ndeshjes sė kaluar.
Kujtojmė qė edhe nė ndeshjen e kaluar si vendas, Marseille pati avantazhin
2-0, por mysafiri Nancy (qė kryesojnė nė Ligue 1), shfrytėzuan lodhjen e
vendasve dhe kishin barazuar rezultatin nė 2-2. Me kėtė fitore Marseille
grumbullon gjashtė pikė nga 5 ndeshje dhe radhitet nė pozitėn e 10-tė. Lider
nė Ligue 1 edhe mė tej mbetet Nancy qė siguron 13 pikė, pas fitores 4-1 nė
vend tė vet nga Auxerre.
Rezultatet nė Ligue 1
Caen 1 - 2 Marseille
Bordeaux 2 - 2 Lorient
Monaco 3 - 1 Le Mans
Nancy 4 - 1 Auxerre
Nice 1 - 1 Toulouse
Rennes 2 - 0 Metz
Strasbourg 2 - 1 Lens
Valenciennes 3 - 1 Sochaux
Tė dielėn luajnė
Paris S.G. 1 - 1 Lille
Lyon - Saint Etienne
Emerson: Nė Real kam menduar ti jap fund karrierės
Aloja
braziliane ka pranuar qė gjatė qėndrimit tė tij nė Realin e Madridit kishte
menduar seriozisht pėr ti dhėnė fund karrierės, por ftesa e Milanit i ka
ndryshuar tė gjitha gjėrat.
Braziliani Emerson, lojtar i ri i Milanit, zbulon se nė ēfarė disponimi ka
kaluar sezonin e kaluar nė klubin mbretėror.
Pėr mua qėndrimi nė Real ka qenė i padurueshėm, dhe kam menduar seriozisht tė
largohem nga futbolli. Nuk kam mundur tė koncentrohem aspak nė lojė, ka thėnė
Emerson.
Emerson kishte ardhur nė Real me ftesė tė Fabio Capellos, i cili ka qenė
paraprakisht trajner i tij nė Romė dhe Juventus.
Capello ėshtė trajner i jashtėzakonshėm dhe mė ka ndihmuar shumė nė karrierė.
Kemi bashkėpunuar 7 vjet, por, ja qė vjen koha edhe pėr ndryshime.
Ardhja nė Milan e ka rilindur brazilianin.
Michael Owen ėshtė i lumtur nė Newcastle

Michael Owen ka premtuar qė do tė kalojė tė ardhmen e tij me Newcastle
United, duke hedhur poshtė thashethemet se ai ka nė plan largimin nga klubi.
Sulmuesi anglez ėshtė pėrfolur pėr njė largim nga St James Park pothuajse
prej momentit qė ai i bashkua klubit tė Newcastlet.
Ish sulmuesi i Liverpoolit ka thėnė pėr News of the World: Kam qenė nė
Newcastle vetėm pėr dy vite dhe spekulimet kanė qenė tė pabesueshme. Nė fund
tė ēdo sezoni, njerėzit pyesnin A do tė qėndrojė Michael Owen a jo?.
Unė jetoj atje dhe fėmijėt e mi janė shkolluar atje pėr dy vite. Edhe
bashkėlojtarėt mė pyesin a je kėtu sot dhe unė ju them Po, ashtu siē jam
ēdo ditė. Qė kur kam ardhur nė Newcastle, njerėzit mendojnė se do tė
largohem. Shumica mendojnė se kam ndonjė plan, por jo, ka shtuar Owen, duke
pohuar dėshirėn pėr tė mbetur nė klubin aktual.